Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit

20:00 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd 1766083140 deputetetepd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Opozita shqiptare prej kohësh ka një aleat të fuqishëm. Një aleat që nuk është thjeshte një institucion i pavarur si SPAK, por që ka prapa të gjithë kancearitë e mëdha të Perëndimit; SHBA dhe BE.

Nga ana tjetër ka aleat të madh kohën, pasi jemi në mandatin e katërt të një mazhorance, që përbën një atu politik të madh, por ka aleat edhe mazhorancën, e cila ka sjellë e votuar një organ si SPAK e GJKKO, që brenda saj nuk knë njerëz militantë të saj. Nga ana tjetër nuk është investuar në presionin dhe klientelizmin me drejtësinë.

Realisht jemi në një situatë ku nuk ka pengim të drejtësisë apo minim të demokracisë. Një territor pjellor për çdo grup politik që të ndërtojë një narrrativë alternative për të kryer rrotacionin politik në Shqipëri.

Në këtë mjedis shumë të favorshëm, ku duket hapur se ka një zgjerim të elektoratit që nuk e pëlqen mazhorancën, ka një fakt që kërcet. Ky grup shqiptarësh, përkatësisht ata që nuk e duan mazhorancën aktuale, ka një alergji thuajse homologe apo edhe më shumë për Sali Berishën.

Ky është një fakt real, i cili më shumë se po pengon rrotacionin, po ndalon me dhunë krijimin e kushteve për ndërtimin e një opozite alternative.

Duke përdorur këto taktika guerrile thjesht për një transmetim live, thjeshte për një panel darke, apo thjeshte për ta mbyllur sezonin para festave. E më pas të gjithë këta personazhet largohen me avionë në vendet luksoze të turizmit dimëror në Gjermani apo Zvicër.

Ndërkaq, në intervistat thuajse non stop në emisionet e panumërta televizive 24 orë në 24 po thonë se Edi Rama nuk do ta hajë gjelin e detit. Një gjuhë, e cila sado komike, është tragjike për të gjithë atë mjedis politik që është opozitare dhe nuk voton apo pëlqen qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

Synimi, pavarësisht mënyrës butaforike apo rrugës parodike të komunikimit, është mjaft i shënjestruar. Pasi synon që të bombardojë hapësirën apo agoran ku mund të mblidhet opozita e re dhe alternative.

Kjo agora po qëllohet me batare, fiks siç bëjnë grupet ekstremiste kudo, që me veprime të dhunshme e të pakuptimta ndalojnë krijimin e një fizionomie politike. Duke mbajtur me dhunë terrenin politik.

apokalipsit detit gjelit kaloresit ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.