Sekretari për shtyp i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit “janë drejt rënies” për momentin.
Në një intervistë për Izvestia, Peskov deklaroi se lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “nuk kanë ndryshuar”.
“E vetmja gjë që është shfaqur në to, dhe kjo është shumë e rëndësishme, është vullneti politik për dialog nga të dyja palët,” theksoi ai.
Më tej, sekretari shprehu shpresën se do të ishte e mundur të “ringjalleshin” marrëdhëniet mes dy vendeve, por shtoi se dialogu aktualisht sillet vetëm rreth luftës në Ukrainë.
“Ne besojmë, dhe shumë nga bashkëbiseduesit tanë amerikanë ndajnë këtë këndvështrim, se potenciali i marrëdhënieve tona është i madh dhe se ai është në dobi të ndërsjellë,” vuri në dukje Peskov.
