Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu: Smart City si survejim total i qytetarëve

17:28 / December 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1751366009xfatmir mediumpg snapshot 1615 435
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fatmir Mediu

Dje u përcoll në media si një lajm pozitiv ndërtimin e ‘Smart City’, duke vendosur me mijëra kamera vëzhgimi në gjithë Shqipërinë nën pretendimin e luftës kundër krimit dhe sigurisë.

1-Së pari duhet sqaruar se si vend demokratik garantimi i privatësisë së qytetarëve është detyrim ligjor dhe kushtetues.

2-Është shumë e rëndësishme të dihet se kush është origjina e kompanive që propozojnë investime të tilla dhe sa janë ato pro NATO dhe brenda standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

3-Shqipëria është nga vendet e vetme në rajon e cila nuk ka një ligj për background chek (kontrollin e të dhënave) për investimet e huaja një detyrim ky për Be dhe një nga ligjet më të rëndësishme në SHBA siç është ‘ligji CIFIAUS’.

4-Tashmë ka një shqetësim për një rrjet të tërë survejimi me kamera në sektorë dhe infrastrukturë kritike të cilat vinë nga vende që janë ndesh me interesat e sigurisë sonë kombëtare dhe kanë detyrim ligjor ti japin të dhënat e përfituar nga këto kompani nëpërmjet këtyre sistemeve shërbimeve të tyre të Inteligjencës.

5- Shqipëria ka tashmë një skandal me AKSH ku përveç korrupsionit është cenuar siguria kombëtare dhe siguria e informacionit të një vendi anëtar të NATO-s.

6- Jo rrallë këto sisteme janë përdorur si mjete shantazhi dhe për më teoër në një vend si Shqipëria ku nuk respektohet as ligji as qytetari dhe ku të dhënat e qytetarëve i ka partia dhe grupet kriminale

7- Parlamenti dhe komisioni i sigurisë duhet të kërkoj informacion dhe transparencë për të garantuar qytetarët dhe zbatimin e detyrimeve si vend anëtar i NATO-s dhe perspektiv për BE.

Duhet të kemi parasysh se në një vend si Shqipëria mundet:

-Cenohet Siguria Kibernetike

-Rrjetet e kamerave në kuadër të projekteve ‘smart city’:

• janë të lidhura me serverë të centralizuar,

• shpesh mbështeten te operatorë privatë,

• ruajnë sasi të mëdha të dhënash sensitive.

• hakerimi i transmetimeve live të videove,

• akses të huaj ose kriminal në të dhënat e mbikëqyrjes, AKSHI është një fakt tashmë

• manipulimin ose falsifikimin e pamjeve filmike, për interesa kriminale dhe politikr

• sulme ndaj infrastrukturës publike.

Të cilat mund të minojë sigurinë kombëtare, në vend që ta përforcojë atë.

Këto sisteme ‘smart city’ ndërtohen nga kompani teknologjike të huaja, shpesh nga juridiksione që karakterizohen nga:

  • mbrojtje e dobët e privatësisë,
  • detyrime ligjore për ndarjen e informacionit me qeveritë e vendeve të tyre.

Shqetësimet kryesore përfshijnë:

  • akses të fshehtë (‘backdoor’) në sistem,
  • nxjerrje ose transferim të paautorizuar të të dhënave,
  • përdorim gjeopolitik të infrastrukturës kritike si mjet presioni.

Ndjenjë e Rreme Sigurie, sigurinë e garanton një shtet me institucione jo korruptuar dhe i pa influencuar dhe kontrolluar nga krimi, ku respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe kushtetuta dhe Pastaj kamerat.

Kamerat në hapësirat publike nuk synojnë vetëm persona të dyshuar, ato monitorojnë të gjithë: lëvizjet e përditshme, lidhjet shoqërore, protestat, aktivitetet fetare ose politike.

Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.