Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

14:02 / December 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
22221766310136 emigrantetshqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Herë pas here, bëhen hamendje apo deklarata publike nga më të ndryshmet rreth numrit të shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit. Por në fakt, llogaritja është thjesht aritmetike. Mjafton që të krahasohet aritmetikisht numri i shtetasve në Regjistrin e Gjendjes Civile me numrin e banorëve të këtushëm (që INSTAT e publikon çdo vit, qysh prej krijimit të tij)…

Kështu, në Regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë aktualisht 4.7 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa sipas vlerësimit statistikor të INSTAT-it, banojnë në vendin tonë rreth 2.35 milionë nga këta shtetas. Pra rreth 50% banojnë jashtë vendit.

Në vitin 2011, kur u bë regjistrimi i parafundit i popullsisë, në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë. Ndërkohë, nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, numri total i banorëve brenda vendit rezultoi 2.8 milionë. Pra rreth 35% banonin jashtë vendit.

Në vitin 2001, kur u bë regjistrimi i parë i popullsisë pas hapjes së kufijve, në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë. Pra rreth 25% banonin jashtë vendit.

Në vitin 1989, kur u bë regjistrimi i fundit i popullsisë para hapjes së kufijve, në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1989, numri total i banorëve rezultoi 3.18 milionë. Pra vetëm 1% banonin jashtë vendit (emigrantë politikë apo ekonomikë). Përmbledhtas shifrat e mësipërme ilustrohen në grafikun e mëposhtëm.

image 36

banojne jashte Shqiptare shtetas vendit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.