Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, familja zgjerohet, vjen në jetë fëmija i katërt i çiftit të famshëm

20:49 / December 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
annaa iglesias kournikova hd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjerohet familja e Enrique Iglesias dhe Ana Kournikovës. Cifti i njohur nëpërmjet një postimi të përbashkët në Instagram bënë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të katërt. Këngetari spanjoll tashmë 50 vjeç dhe ish tenistja 44 vjeç janë prindër edhe të 3 fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas 8 vjeç dhe Mary, 5 vjeç.

‘My sunshine’ shkruante çifti në postimin e tyre që shoqëronte foton e një bebeje në krevatin e vogël të një spitali. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova nuk e bënë të ditur as gjininë dhe as emrin e bebit. Fëmija e çiftit ka lindur në 17 dhjetor, por njoftimi u bë vetëm ditën e hënë në 22 dhjetor

Lajmi për shtatzëninë e katërt të Anna Kournikovës u përhap në muajin gusht pasi portali ‘Hola!’ publikoi disa imazhe të ish tenistes me barkun e rrumbullakosur teksa shoqëronte fëmijët në shkollë. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë shumë të rezervuar për jetën e tyre private, nuk kanë publikuar foto të shtatzënisë, me rastin e Halloween u publikua një foto e Kournikovës bashkë me fëmijët  e veshur me një kostum pate shumë të gjerë që nuk të lije të kuptoje se ishte shtatzënë.

Në muajt e kaluar, një burim pranë çiftit, tha për ‘People’ se Enrique Iglesias kishte vendosur të reduktonte turin e tij për të qenë pranë bashkëshortes dhe fëmijëve. Edhe në rastet e 3 fëmijëve të mëparshëm, shtatzënia e ish tenistes nuk u bë e ditur kurrë me njoftime specifike. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë takuar gjatë xhirimeve të klipit të këngës ‘Escape’ në vitin 2001.

Në atë periudhë, Anna Kournikova ishte një prej tenisteve më të bukura, ndërsa ai një prej këngëtarëve më të famshëm. Të dy kishin miliona fansa në të gjithë botën. Që nga ai moment ata janë bashkë dhe kanë krijuar një familje normale, larg famës dhe dritave të prozhektorëve të botës së showbizit duke i kufizuar daljet publike dhe duke mos dhënë në asnjë moment material për ekspertët e kronikave rozë.

Anna Kournikova familja iglesias Katert zgjerohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.