Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pranë grave kryefamiljare, deputetja Mila: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë!

17:56 / December 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 12 24 at 17.52.51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit u mblodhën së bashku për festat e fundvitit. Aktiviteti i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e PS për qarkun Elbasan, Sara Mila theksoi se do të jetë pranë këtyre familjeve për çdo lloj mbështetjeje që u nevojitet, veçanërisht për t’i ndihmuar të dalin nga skema e ndihmës ekonomike përmes punësimit dhe trajnimit profesional.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë për t’ju ndihmuar. Edhe sot, pavarësisht se është një ditë feste, do të kemi mundësinë të ulemi dhe të shohim të gjitha alternativat që ofron zyra e punës, qoftë për punësim, qoftë për trajnime profesionale. Nuk jam thjesht përfaqësuesja juaj në Parlamentin e Shqipërisë, jam njëra nga ju. Jam një nënë që punon fort, që përpiqet me shembullin e saj të rrisë një fëmijë të pavarur, sepse duhet të mësojmë të mbështetemi te forca jonë dhe te aftësitë tona”, u shpreh deputetja Mila.

Drejtoresha Zyra e Punës Elbasan, Marsida Hyseni e pranishme në këtë takim ofroi informacion mbi të gjitha programet e mbështetjes dhe mekanizmat se si këto familje të munden të përfitojnë. “Zyra e punës ofron programe të posaçme për nxitjen e punësimit për nënat që kanë kujdesin e fëmijëve, të të moshuarve apo familjarëve të tjerë dhe që nuk kanë mundësi të punojnë me orar të zgjatur. Këto programe ju ndihmojnë të paktën për një vit, për t’u integruar gradualisht në tregun e punës. Punësimi sot do të thotë siguri nesër, pension dhe pavarësi ekonomike”, theksoi Hyseni.

WhatsApp Image 2025 12 24 at 17.52.51 1
WhatsApp Image 2025 12 24 at 17.52.51

Elbasan PS Sara Mila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.