Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzohet se po jep bonuse për shkak të zgjedhjeve, Kurti reagon për “blerjen” e votave: E kemi bërë çdo vit

21:50 / December 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve, qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndajë shtesa nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët”, tha Kurti kur njoftoi për shtesat.

Megjithatë, kjo shihet si blerje e votës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se kjo është metoda se si Kurti dhe Vetëvendosje duan të mbesin në pushtet.

“100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Mënyrë e përsosur për me ble vota. Një ose dy vendime me nga një faqe, pa bazë ligjore, pa ndonjë arsyetim të bazuar, që kushtojnë mbi 100 milionë euro”, tha Miftaraj.

Ndërkohë, vetë kryeministri në detyrë tha se këto shtesa janë të përvitshme: “A kanë qenë këto shtesa edhe vitin e kaluar edhe para atij viti? Ne në fundvit i gëzojmë më të moshuarit dhe fëmijët. S’ka asgjë të re, e re është qeverisja jonë.”

Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndan shtesa për kategori të ndryshme. Para zgjedhjeve të 26 tetorit mori vendimin për shtesa për kategori sociale, tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ekzekutoi shtesat nga 100 euro për studentë dhe katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ekzekutoi shtesat për grupin e dytë të studentëve.

akuza bonuse Qeveria votat zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.