Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

11:59 / December 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5628
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili detajon se si do të vlerësohen kërkesat e të huajve që duan të pajisen me pasaportën shqiptare përmes meritave të veçanta.

Sipas udhëzimit, përveç kritereve të përgjithshme, aplikuesit në programet e veçanta të shtetësisë me interes në fushën e artit, kulturës dhe sportit, duhet të plotësojnë edhe kriteret specifike shtesë.

“Kandidati duhet të ketë përfaqësuar ose promovuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare përmes artit, filmit, muzikës, letërsisë apo formave të tjera kulturore dhe disiplinave sportive, si dhe të ketë kontribut në krijimin e personave juridikë në fushën e artit, kulturës, sportit dhe mbështetjes së aktiviteteve, programeve, nismave në këto fusha”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi saktëson edhe rrugën që ndjek dosja e një aplikanti.

Drejtoria përgjegjëse pranë MTKS regjistron menjëherë kërkesat e ardhura nga Agjencia e Posaçme për Programet e Shtetësisë (AHVPSH).

Ministri ngre një komision ad-hoc, për vlerësimin e aplikimit në aspekt të kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Pas përfundimit të shqyrtimit, grupi i punës i paraqet ministrit për miratim raportin përfundimtar, i cili përmban përshkrimin e kontributit të aplikuesit në një nga fushat; dokumentacionin mbi të cilin bazohet vlerësimi; qëndrimin lidhur me evidentimin ose jo të kontributit në fushën e artit, kulturës dhe sportit si dhe rekomandimin për miratimin ose mosmiratimin e propozimit për dhënie shtetësie.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet struktura përgjegjëse për politikat e trashëgimisë kulturore, zhvillimit të arteve dhe politikave të sportit dhe anëtarët e grupit ad-hoc.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

pasaporta procedurat Shqiptare sportistët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.