Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezultatet paraprake: Shumica e karrigeve për VV-në, opozita humbet terren

09:05 / December 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5687
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë tregojnë se partitë opozitare kanë mbetur dukshëm mbrapa në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan dje, 28 dhjetor 2025.

Krejtësisht ndryshe paraqitet situata për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila ka arritur një fitore bindëse.

IMG 5688

Sipas rezultateve paraprake, Vetëvendosje ka siguruar 49.30% të votave dhe pritet të fitojë 56 mandate në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.01% të votave, që përkthehen në 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.59% dhe pritet të ketë 15 deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur 5.68% të votave dhe pritet të sigurojë 6 ulëse në Kuvend. Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72% të votave, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor dhe mbetet jashtë Kuvendit.

Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, ka marrë 4.74% të votave, ndërsa mbetet të shihet se si do të shpërndahen mandatet e rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

Megjithatë, mbetet të konfirmohet metodologjia përfundimtare e shpërndarjes së mandateve, përfshirë nëse do të llogariten të gjitha 120 ulëset apo vetëm ato të përgjithshme.

Si funksionon shpërndarja e mandateve?

100 ulëse janë mandate të përgjithshme dhe shpërndahen sipas përqindjes së votave që marrin partitë në zgjedhje.

20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, pavarësisht rezultatit zgjedhor:

-10 për komunitetin serb

-10 për komunitetet e tjera (boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë, goranë)

Të dielën, qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit në numër më të lartë se gjatë procesit zgjedhor të zhvilluar në shkurt të po këtij viti. Numri total i atyre që shprehën vullnetin e tyre politik ishte 900 330 qytetarë, nga 1 999 204 që është numri i votuesve në listë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45.03%, ndërsa janë procesuar 2 538 nga 2 557 vendvotime, ose 99.26% e tyre.

Kosovë rezultate Vetëvendosje Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.