Kreu i demokratëve Lulzim Basha ndodhet në Berlin pas protestës së dhunshme të së dielës, ku do të jetë ligjërues Dialogun për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit atje ai është takuar me komisionerin e BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore, Gunther Oettinger.
“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për Shqipërinë Evropiane”, shkruan Basha.
