Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti vendos kushte për rifillimin e dialogut me Serbinë

12:17 / January 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 shumë se dhjetë vite nga nisja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ky proces ka mbetur në vendnumëro gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri Kurti u tha mediave kosovare se është e nevojshme që Milan Radoičić t’u dorëzohet autoriteteve të sigurisë që të rikthehet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka këmbëngulur përsëri për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, e dakordësuar në vitin 2023.

Në Beograd, Vuçiç është ankuar për armatosjen e Kosovës, që sipas tij bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, pa dhënë asnjë sinjal se kur do t’i rikthehet tryezës me Kurtin.

Roli i të dërguarit të ri special të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ishte mjaft i kufizuar në vitin 2025, kryesisht për shkak të situatës në Prishtinë dhe pamundësisë së formimit të një qeverie të re. Raundi i fundit i bisedimeve në nivelin e negociatorëve kryesorë u mbajt në shtator.

Pas çdo takimi, Kurti e Vuçiç deklaratat ia kanë kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërsa mesazhet nga Brukseli mbeten të njëjta.

Baza kryesore e këtij procesi është Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, si dhe marrëveshjet shoqëruese pasuese, të cilat parashikuan krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Në fundvit, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Callas, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, shprehën pritshmërinë që qeveria e re të zbatojë pa vonesa ose parakushte të mëtejshme të gjitha detyrimet që rrjedhin nga dialogu me Serbinë.

Për Kosovën, një pjesë e masave ndëshkuese që ekzistonin nga BE-ja u hoqën për shkak të bashkëpunimit të demonstruar në lidhje me zgjedhjet në komunat veriore me shumicë serbe.

Mbetet dilema se çfarë nevojitet për të riaktivizuar procesin, por Bashkimi Evropian ka instrumente të mjaftueshme për t’i rikthyer palët në tryezën e dialogut.

dialogun kurti kushte Serbinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.