Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin amerikan

20:40 / January 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8 maduro shba 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin e Gjendjes së Trazirës së Jashtme, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut.

Dokumenti, që sipas CNN mban datën 3 janar, është nënshkruar nga presidenti tashmë i rrëzuar Nicolás Maduro, i cili u kap atë mëngjes nga forcat ushtarake amerikane dhe aktualisht ndodhet i burgosur në New York.

“Agjencitë e policisë kombëtare, shtetërore dhe komunale duhet menjëherë të ndërmarrin kërkimin dhe kapjen në gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me synim ndjekjen e tyre penale”, thuhet në tekstin e dekretit, i miratuar nga presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez.

Dekreti ishte përgatitur dhe shpallur në fund të shtatorit, javë pas nisjes së dislokimit të flotës amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur, duke u përditësuar me ngjarjet e fundjavës. Masa ka fuqinë e ligjit dhe do të mbetet në fuqi për 90 ditë, me mundësi zgjatjeje edhe për 90 ditë të tjera.

Kushtetuta e Venezuelës përcakton se, në gjendje emergjence, një dekret i garanton presidentit pothuajse pushtet të plotë politik, ekonomik dhe social mbi vendin. Kjo është hera e parë që ky dispozitiv është përdorur që nga miratimi i Kushtetutës aktuale në vitin 1999, e cila parashikon se mund të shpallet në rast konflikti që “rrezikon seriozisht sigurinë e kombit, qytetarëve ose institucioneve të tij.”

arrestimin mbeshtet sulmin URDHERON venezuela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.