Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situatë problematike në Lezhë dhe Kurbin! Përmbyten 2600 hektarë tokë bujqësore, 150 shtëpi të rrethuara nga uji

19:35 / January 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11permbytje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike.Sipas të dhënave më të fundit përgjatë 24 orëve kanë rënë rreth 150 mm shi, duke sjellë vërshime të ujerave te cilat kanë përmbytur rreth 2600 hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar nga uji 150 banesa në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin.

Qyteti i Lezhës u përball i pari me situatën, ku rrugët e disa lagjeve u përmbytën për shkak të prurjeve të mëdha dhe pamundësisë së kanaleve kulluese për të evaduar ujërat.Situata vijoi gjatë gjithë ditës, duke paralizuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve kryesisht në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes “Besëlidhja”.

“Kjo ka ardhur nga Zoti dhe nga Bashkia që nuk pastron kanalet. ” tha një banor për mediat, duke treguar për kamerën humbjet e bagëtive si pasojë e përmbytjeve.

Probleme janë shfaqur edhe në zonat rurale, të përkeqësuara nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve malorë. Niveli i lumit Drin u rrit ndjeshëm, duke dalë në shëtitoren pranë tij dhe duke penguar evadimin e ujërave, çka solli një efekt zinxhir me përmbytje të tokave bujqësore dhe banesa të rrethuara nga uji. Edhe lumi Gjadër rriti rrezikun e përmbytjeve në zonën e Zadrimës, ndërsa përroi i Manatisë shtoi ndjeshëm prurjet, për shkak të rrjedhës së tij të vrullshme.

Situatë më problematika u paraqit gjatë pasditës në Kurbin.Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve të tjere malorë, kanë krijuar një situatë dramatike për banorët.Uji ka përmbytur rrugë kryesore, biznese dhe banesa, ndërsa janë dëmtuar edhe shumë automjete.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.Probleme serioze janë shënuar edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, ku lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë.Bashkia Kurbin ka kërkuar mjete të rënda, varka dhe pompa për përballimin e situatës, ndërsa emergjencat civile vijojnë monitorimin në terren.

150 shtepi Kurbin Lezhe Moti permbyten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.