Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Planet për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë pranon publikisht: Trump po bën diskutime aktive për përvetësimin e ishullit

20:40 / January 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0071767811649 donaldtrump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës mbeten të larta, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar Groenlandën si territor që i  duhet SHBA-ve për arsye sigurie.

Për herë të parë, Shtëpia e Bardhë ka pranuar sot publikisht se po zhvillohen diskutime konkrete për marrjen e ishullit.

Zëdhënësja e presidencës, Karoline Leavitt, deklaroi se “diplomacia është gjithmonë opsioni i parë i Trump për Groenlandën ” dhe se për këtë arsye administrata po diskuton “në mënyrë aktive’ marrjen e territorit, i cili i pwrket Mbretërisë së Danimarkës.

Në një deklaratë të mëparshme për Reuters, Leavitt përmendi disa alternativa që po shqyrtohen për përvetësimin e Groenlandës dhe një prej opsioneve mbetet “natyrisht, përdorimi i forcave të armatosura amerikane”. 

Mediat amerikane raportojnë se ideja e përvetësimit të ishullit është diskutuar edhe në nivele të larta politike.

Wall Street Journal raportoi se sekretari i Shtetit Marco Rubio ka folur për këtë mundësi me disa ligjvënës amerikanë.

Përveç përvetësimit ose përdorimit të forcës, në tryezë janë edhe skenarë të tjerë. Sipas The Economist, zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e ofrimit të një marrëveshjeje të tipit Compact of Free Association (Cofa), e cila do t’i lejonte ushtrisë amerikane të veprojë lirshëm në Groenlandë, në këmbim të mbështetjes ekonomike dhe aksesit tregtar.

Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje të ngjashme edhe me Ishujt Marshall, Mikronezinë dhe Palau. Kjo do të thotë se SHBA-të i njohin këto shtete si të pavarura, por nga ana tjetër ka akses strategjik dhe luan rol vendimtar në mbrojtjen e tyre.

aktive diskutime Groenlanden planet trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.