Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bie niveli i ujit në lumin Vjosë, autoritetet verifikojnë dëmet

08:28 / January 9, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6195
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas disa ditëve me reshje intensive dhe përmbytjeve, niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë dukshëm, duke ulur rrezikun për zonat përreth.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video nga terreni, që tregon situatën aktuale në lumin dhe zonat përreth.

Kryeministri njoftoi se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë rajonin, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë banorëve dhe për të reaguar ndaj çdo situate emergjence.

“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë.”, shkruan Rama.

Sjellim ndërmend se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje, evakuime masive dhe humbje jete. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi në Durrës, pasi u mor nga rrjedha e ujit. 

Rreth 400 banorë janë evakuuar në Durrës, pasi urdhra evakuimi janë dhënë për Sukthin, Katundin e Ri, por edhe Novoselën (Vlorë) dhe Ferrasin (Fier).

bie lumin niveli Ujit Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.