Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për përmbytjet

10:07 / January 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6203
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit të Komitetit të Emergjencave Civili, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se vendi ka aktualisht në dispozicion fonde me vlerë mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar nga moti i keq.

“Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuar 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekteve, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është rreth 15 milionë euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie dhe e mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë euro e cila mund të vendoset në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve nga strukturat përkatëse sa i përket dëmeve të shkaktuara. Kemi edhe fondet për digat dhe rezervuarët që është një fond për shpenzime kapitale dhe lidhet me financimin e projekteve që lidhen me sigurimin e digave dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Nëse do bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”, tha Malaj.

Më heët, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të qëndrojë pranë të gjithë të dëmtuarve nga përmbytjet, duke garantuar mbështetje si për banesat, ashtu edhe për gjënë e gjallë.

Sot dua t’i siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj here se ne do ti qëndrojmë çdo detyrimi ndaj tyre qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Ndërkohë dua të theksoj se puna intensive dhe mobilizimi i pandalur në 24 orë, kudo ishte nevoja e strukturave të shtetit dhe e bashkive do të vazhdojë e pandërprerë deri në kapërcimin e kësaj situate metereologjike”, tha Rama.

Euro ministri i Financave përmbytjet petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.