Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Moti i keq/ Situata drejt përmirësimit në Shkodër, ulet niveli i lumit Drin

11:55 / January 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6224
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë. Më poshtë pasqyrohet situata sipas bashkive përkatëse të Qarkut Shkodër:

Bashkia Shkodër

Nga strukturat vendore nuk raportohen problematika të Emergjencave Civile. Në njësinë administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje dhe ndodhet nën kuotën kritike.  Në Urën e Bahçallekut, niveli i lumit Drin vlerësohet nën kuotën kritike, dhe ka patur rënie të nivelit. Pranë fshatit Obot, ku vijon të ketë prezencë uji në rrugën kryesore, janë të dislokuara Forcat e Armatosura me 3 mjete të kalueshmërisë së lartë, të cilat prej disa ditësh po asistojnë banorët në kalimin e segmentit nën ujë.

Bashkia Malësi e Madhe

Situata paraqitet e qetë. Gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu dhe nuk raportohen probleme të Emergjencave Civile për momentin. Ka pasur tërheqje të ujit në zonën e quajtur Rreze e Veshtit, njësia administrative Kastrat, ku po punohet të lirohet aksesi i plotë.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, hidrovorët në Vilun dhe Casi vijojnë punën normalisht me kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve. Nga verifikimet në terren, argjinaturat, kanalet kulluese, shkarkuesit, si dhe diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika dhe funksionojnë në kushte normale. Ndërkohë, lumenjtë Kir dhe Gjadër kanë shënuar rënie të ndjeshme të prurjeve, çka ka ndikuar pozitivisht në stabilizimin e situatës hidrologjike. Për ditën e sotme nuk janë regjistruar reshje shiu dhe temperaturat janë në rënie.

Reparti Ushtarak Vau Dejës nr. 1010 (Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut) është i angazhuar në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, Bashkia Shkodër, me 2 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 8 efektivë. Prefektura e Qarkut Shkodër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri me të gjitha strukturat përgjegjëse.

Moti përmirësimit Shkodër situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Mot i kthjellët, alternime vranësirash në veri dhe lindje

08:50 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.