Presidenti i Sport Klub Kukësi, Safet Gjiciu ka ardhur në ndihmë banorëve të zonës së thellë të Shishtavecit. Sipas tijbashkia nuk ka marrë masat e duhura për t’u ardhur në ndihmë banorëve të këtushëm,ndërsa Gjici dhe banorë të zonës janë mobilizuar dhe kanë nisur punën për hapjene rrugës së bllokuar nga bora dhe akulli i ditëve të fundit. Gjici në fbshkruan: “Këto ditë, bashkë me disa bashkëpunëtorë dhe miq, shkuam dhe hapëmrrugën drejt Shishtavecit, nga ura e Zapodit deri në qendër të fshatit.Falenderoj banorët, të cilët bashkëpunuan me ne, duke bërë të mundur hapjen errugës nga bora dhe kriposjen e gjithë segmentit rrugor. Ritheksoj, se është epatolerueshme, që bashkia nuk e ka bërë një punë të tillë prej mëse 4-ditësh.Por, siguroj këdo, se përgjegjësitë do të jenë konkrete për çdokënd që abuzonme qytetarët, duke i lënë ata të izoluar. Dua të sqaroj çdo qytetar të zonavetë thella malore, se qeveria ka dhënë fondet e duhura, për pastrimin e rrugëvenga bora, por Bashkia nuk i ka pastruar rrugët. Bashkia gënjen qytetarët, dukei izoluar. Nga ana tjetër, sa i përket pretendimit, se ARRSH-ja nuk ka marë nëdorëzim rrugën, kjo ka ndodhur për faktin, se punimet në rrugë nuk kanë qenësipas standardeve të kërkuara. Pavarësisht kësaj, Bashkia e ka marë rrugën nëdorëzim, madje ka përdorur, përmes tenderimit, edhe fondin prej 12 milionëlekësh që ARRSH ka dhënë, për mirëmbajtjen dimërore të rrugës, që faktikisht,nuk është pastruar nga bora”.
Kyështë një fakt tjetër që Safet Gjici mund të jetë kandidat i Partisë Socialistenë Bashkisë e Kukësit. Ai është caktuar drejtues politik për këtë rreth ngakryesia e PS-së dhe prej vitesh investon miliona për ekipin e futbollit.