Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe tentoi t’i vinte flakën makinës së ish-partnerit, arrestohet zyrtarja e Ministrisë së Brendshme

14:21 / January 10, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6289
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren Alma Bime, drejtuese e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët kanë ndërhyrë pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesi i saj. Ngjarja vjen disa muaj pasi Bime ishte shoqëruar nga policia, në dhjetor, për akuza që lidhen me kanosje dhe dëmtim prone.

Burime mediatike bëjnë me dije se konflikti mes saj dhe ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori, ka qenë i vazhdueshëm. Ky i fundit zotëron një vilë trekatëshe në zonën e Kinostudios, ku kishte punësuar edhe një shtetas të huaj me leje qëndrimi të rregullt, i cili kujdesej për ambientin dhe banonte në katin e parë të banesës.

Sipas denoncimit, Alma Bime dyshohet se ka kërcënuar shtetasin e huaj përmes mesazheve, duke i përmendur edhe heqjen e lejes së qëndrimit, si dhe më herët ka shkaktuar dëme në banesë, përfshirë djegien e orendive shtëpiake. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore./Topchannel

arrestohet masën sigurisë theu Zyrtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.