Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL-së shpall tre angazhime kyçe

10:26 / January 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6312
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një konferencë për mediat, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u fokusua te cilësia e drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Sadushi u shpreh se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut. 

“Drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra; prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm”, deklaroi ai.

Në qendër të fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë vendosi rolin e jurisprudencës së unifikuar, veçanërisht të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Sipas Sadushit, mungesa e koherencës në praktikën gjyqësore sjell vendime të ndryshme për raste të ngjashme, duke krijuar pasiguri për qytetarët dhe duke dobësuar besimin publik.

Ai pranoi se zbatimi i jurisprudencës së Gjykatës së Lartë nuk është gjithmonë i njëtrajtshëm në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe theksoi se citimi formal i vendimeve nuk mjafton. 

“Koherenca nuk ndërtohet vetvetiu, ajo kërkon njohje, përdorim dhe përgjegjësi profesionale”, u shpreh Sadushi.

Kështu, ai prezantoi botimin e integruar të jurisprudencës, i cili synon ta bëjë praktikën gjyqësore më të aksesueshme dhe më të përdorshme për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe publikun. Ky botim përmbledh vendimet interpretuese sipas dispozitave të kodeve civile dhe penale dhe synon ta kthejë standardin gjyqësor në mjet konkret pune.

Sadushi theksoi se përdorimi i një praktike të konsoliduar ndihmon jo vetëm në rritjen e cilësisë së arsyetimit, por edhe në uljen e ankimeve të panevojshme dhe të ngarkesës së çështjeve. 

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, nënvizoi ai.

Në mbyllje, Sadushi shpalli tre angazhime kryesore: përmirësimin e strukturimit tematik të jurisprudencës, rritjen e aksesueshmërisë dhe përdorimit të saj praktik, si dhe forcimin e komunikimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme.

“Qytetari nuk ka pse ta hamendësojë drejtësinë; ai ka të drejtë ta parashikojë atë”, përfundoi Sadushi.

gjl konflikt kreu vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.