Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Presidenti Begaj dekreton ligjet e paketës fiskale 2026

11:27 / January 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota  pro, 3 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 80 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 81/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 84 vota pro, 26 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 18 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 27 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 84/2025, “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. Ligji u miratua me  vota 75 pro, 20 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ligji u miratua me 73 vota pro, 14 kundër,  0 abstenim në Kuvend.

Paketa fiskale 2026 sjell ndryshime të rëndësishme në trajtimin e detyrimeve tatimore. Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve më të vjetra se 10 vjet, ndërsa për borxhet 5-10 vjet, bizneset do të mund të shlyejnë 50% ose 75% të detyrimit tatimor, me pjesën tjetër dhe kamatat që do të fshihen. Për detyrimet 0-5 vjet, shlyerja brenda vitit 2026 shoqërohet me fshirjen e gjobave dhe kamatave.

Paketa fiskale përfshin edhe uljen e tatimit mbi pronën në procesin e rivlerësimit, nga 15% në 5%.

Një mbështetje e veçantë parashikohet për fermerët, përmes kompensimit të TVSH-së në masën 10% të vlerës së faturave të shitjes, me një fond prej 15 milionë eurosh për vitin 2026, i cili pritet të dyfishohet në vitin 2027.

Ndërkohë, për familjet parashikohet një zbritje prej 48 000 lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç në deklaratën vjetore të të ardhurave, duke ulur drejtpërdrejt barrën tatimore.

bajram begaj dekreton ligjet paketën fiskale Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.