Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hykmete Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i LDK-së

19:17 / January 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01768414346 hykmetebajrami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i saj, pas performancës së dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Gjatë mbledhjes së partisë të mbajtur të martën, Bajrami gjithashtu ka kërkuar largimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas deputetes, kushdo që merr “rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në” duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme. Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite”, deklaroi të mërkurën Bajrami. 

“Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin, prandaj zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme. Nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër,” shtoi ajo.

LDK-ja ka shënuar rënie të ndjeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, krahasuar me zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit të vitit të kaluar.

Nga 171.357 vota në zgjedhjet e shkurtit, LDK-ja ka rënë në 126.102 vota në zgjedhjet e dhjetorit, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.

Përtej këtij rezultati të dobët, Bajrami mendon se sfida kryesore për Kosovën mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit absolut te një parti politike, te një person që sipas saj, ka pesë vjet që ka treguaar se para interesit të Kosovës ka interesin personal dhe atë partiak. 

“LDK-ja kurrë s’ka qenë dhe as sot nuk është vetëm një parti politike; ka qenë, është dhe do të mbetet mbrojtëse e shtetit dhe e institucioneve, mbrojtëse e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, por kjo bëhet e mundshme vetëm kur ne vëmë LDK-në para interesit personal dhe Kosovën para interesit politik partiak”, deklaroi Bajrami.

abdixhikut doreheqjen hykmete bajrami largimin LDK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.