Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ligji i ri godet financimet anonime dhe sponsorizimet nga të dënuarit për korrupsion

20:37 / January 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
88Screenshot 2026 01 14 203653
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, Shqipëria vendos një sistem dhe filter kontrolli për donacionet dhe sponsorizimet.

Projektligji i publikuar në konsultim publik parashikon përjashtimin e  personave të dënuar për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal, si edhe kompani në falimentim apo likuidim të japin donacione.

Ligji parashikon gjithashtu ndalimin e financimeve anonime, ndërsa veprimtaritë e lidhura me lojërat e fatit përjashtohen nga sponsorizimi i organeve publike ose u kufizohet reklamimi.

Çdo sponsorizim do të bëhet vetëm me kontratë të shkruar, ku përcaktohen qartë vlera, kohëzgjatja, qëllimi dhe niveli i reklamimit të sponsorizuesit. Përpara firmosjes, kërkohet një paketë e gjerë dokumentesh që vërtetojnë pastërtinë ligjore dhe financiare të sponsorizuesit, për të shmangur konfliktin e interesit dhe burimet e dyshimta.

Një risi kryesore është krijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Donacioneve dhe Sponsorizimeve, që do të administrohet nga Tatimet. Donacionet mbi 500 mijë lekë dhe të gjitha sponsorizimet do të regjistrohen detyrimisht, ndërsa organet ligjzbatuese do të kenë akses të plotë për kontroll.

Ligji parashikon gjithashtu lehtësi tatimore, veçanërisht për sponsorizimet në art, kulturë dhe sport, ku zbritja nga tatimi mbi fitimin shkon deri në 30%. Në të njëjtën kohë, vendosen sanksione të rënda për fshehje, deklarime të rreme apo pranime të paligjshme sponsorizimesh.

Ne projektligj thuhet se ky draft erdhi si  pjesë e angazhimeve të vendit në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e strategjive kundër korrupsionit, duke synuar përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të institucioneve publike.

anonime financimet korrupsion ligji sponsorizimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.