Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Meta për Ramën e Bashën: Njerëzit të mos lënë fatin në dorën e tyre

22:15 / January 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta rama basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në “A-Show” në News24, Kreu i Shtetit tha se njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për fatin e tyre, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, duhet të kërkojnë përfaqësimin e tyre.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Presidenti i Republikës cilido qoftë ai ose Kryeministri ose shefi i opozitës ose një drejtues i një institucioni të rëndësishëm kushtetues ka edhe një raport personal, gjithmonë ka pasur. Mund të them unë me 30 vjetët e mia në observim si një specialist i marrëdhënieve publike, jo vetëm i gazetarisë, që ju personalisht nuk keni besim individual, njerëzor te Rama dhe te Basha?

Presidenti Meta: Nuk kam çështje me besimin tek individët. Kjo ka të bëjë me funksionimin e demokracisë, me funksionimin e institucioneve…..

Gazetari: A mund të shkojmë në një nivel komunikimi më bazik, sepse kjo është shumë e gjerë. Unë kam një ndjesi që ju nuk besoni te këta dy individë. E dyta, si një “kafshë politike” po themi apo si një politikan race…

Presidenti Meta: Kjo nuk i duhet askujt nëse unë kam besim te dikush, por sidomos në pozicionin që kam unë besoj vetëm te demokracia. Besoj tek institucionet dhe besoj se njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për fatin e tyre dhe të mos e lënë atë thjesht në dorën e Presidentit, Kryeministrit, të kryetarit të opozitës apo të dikujt tjetër. Duhet të ngrenë zërin, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, duhet të kërkojnë përfaqësimin e tyre dhe është sistemi që i mbron ata nga padrejtësitë dhe është sistemi që u siguron atyre një perspektivë më të mirë. Kjo është ajo që unë kërkoj dhe kjo është eksperienca ime në 28 vite, sepse ne kemi njohur në 28 vite njerëz të ndryshëm në pozicione të ndryshme dhe kemi vënë re metamorfoza të pabesueshme. Duhet të jemi syçelët që fatin tonë e kemi në dorë vetë dhe çdo ditë duhet të jemi më kërkues ndaj demokracisë dhe demokracia është aq e fortë sa ne e bëjmë atë dhe është aq e dobët sa ne dorëzojmë të drejtat tona.

Gazetari: Fjalët kyçe që ju keni përdorur në frazën tuaj ishin: syçelët, ekzaminim, vëmendje dhe sukses. Ka rrezik që kjo marrëdhënie individuale me ta t’ju bëjë pak paranojak?

Presidenti Meta: Unë nuk kam asnjë problem në raportet individuale. Raportet e mia janë të mira me të gjithë, nga ana institucionale mendoj që nga ana ime janë gjithmonë perfekte, janë bashkëpunuese, janë të qarta se çfarë mund të bëhet, se çfarë nuk mund të bëhet tani. Çfarë pengon për t’u bërë duhet zgjidhur, çfarë nuk bëhet, nuk bëhet për këto interesa apo për ato interesa. Gjërat janë të qarta, nuk kam unë asnjë problem individual.

Gazetari: Por ama gjatë këtyre kohëve si politikan dhe në moshën që Ju keni sot, natyrisht jo në pozicionin kushtetues, në dijeninë Tënde, ju keni informacion, e keni parë metamorfozën që përmendët, ju dini ta lexoni interlokutorin, bashkëbiseduesin Tuaj deri në fund ose shumë?

Presidenti Meta: Nuk është prapë shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që njerëzit këtu në këtë vend të kuptojnë që demokracia nuk vjen as nga SHBA, nuk vjen as nga Brukseli. Të gjithë do të pajtohen me atë demokraci që do të pranojnë njerëzit këtu.

Basha politike Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për France24: Në Tiranë protestojnë kundër zhvillimit, në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë prej tij

20:16 / June 24, 2026

Platforma politike e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Braçe: Çon në kaos! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës

19:55 / June 24, 2026

Rama kritikon kryebashkiakët: “Duhet të jenë më pranë qytetarëve, jo në Tiranë”

11:46 / June 24, 2026

“Çfarë po ndodh në selinë rozë? Rama zhvillon mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë

09:35 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.