Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

19:40 / January 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111741555143 partiasocialiste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh i fundit më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme më 12 janar, do të votonin brenda vendit rreth 1.09 milionë zgjedhës të këtushëm. Nga këta, rreth 643 mijë do të votonin për PS, rreth 375 mijë për PD-ASHM, dhe rreth 72 mijë për partitë e vogla. Me një përllogaritje të përafërt statistikore (bazuar në lokacionet e të anketuarve nëpër 12 qarqet), më rezultoi se PS-ja mund të siguronte deri në 87 mandate, PD-ASHM deri në 49 mandate, dhe partitë e vogla deri në 4 mandate.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan brenda vendit 1.463 milionë zgjedhës. Prej këtyre, 57 mijëve u shkoi vota dëm, sepse u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar. Por duke i shpërndarë përpjestimisht mes partive këta 57 mijë votues që u shkoi vota dëm, rezulton se për PS-në votuan rreth 763 mijë zgjedhës të këtushëm, për PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj (PD-ASHM) votuan rreth 500 mijë, dhe për partitë e vogla votuan rreth 200 mijë. Ndërsa mandatet parlamentare u ndanë 83 PS, 50 PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj (PD-ASHM), dhe 7 partitë e vogla.

Në prillin e vitit 2021, votuan brenda vendit 1.662 milionë zgjedhës. Prej këtyre, 83 mijëve u shkoi vota dëm, sepse u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar. Por duke i shpërndarë përpjestimisht mes partive këta 83 mijë votues që u shkoi vota dëm, rezulton se për PS-në votuan rreth 809 mijë zgjedhës të këtushëm, për PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj votuan rreth 770 mijë, dhe për partitë e vogla votuan rreth 83 mijë (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndërsa mandatet parlamentare u ndanë 74 PS, 63 PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj, dhe 3 partitë e vogla (PSD).

Në pamje të parë, duket paradoksale që sa më të pakta janë votat për PS-në, aq më shumë mandate parlamentare siguron ajo. Por ky fenomen elektoral ka në thelb një mekanizëm të thjeshtë aritmetik – kur rënia e pjesëmarrjes është më e theksuar në krahun opozitar, partia e madhe mazhoritare mbledh mandatet që humbasin partitë opozitare (sepse numri total i mandateve është fiks në një sistem elektoral si ky që kemi ne aktualisht).

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Në maj 2025 morën pjesë në zgjedhje edhe emigrantë (me vota të dërguara me postë), por votat e tyre pothuaj nuk ndikuan fare në ndarjen e mandateve parlamentare. Vetëm 1 mandat nga 140 (një në Vlorë) u përcaktua nga votat e emigrantëve të dërguara me postë. Madje edhe ai mandat i vetëm u përcaktua para se të fillonte numërimi i votave nga Greqia…

image 13
image 14

*Shifrat e vitit 2026 janë bazuar në sondazhin e 12 janarit

mandate pak pjesmarrje PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

15:52 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.