Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skemë mashtrimi ndërkombëtar me vlerë 30 mln euro, spanjollëve u sekuestrohen pasuritë e vëna nga paratë e krimit

10:40 / January 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6513
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka sekuestruar pasuritë dhe bizneset e shtetasit spanjoll A.C., të dyshuara se janë produkt i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nën nenin 287 të Kodit Penal.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria sqaron se u sekuestruan shoqëri tregtare, mbi 33 hektarë tokë në Dhërmi, automjete dhe llogari bankare të shtetasit A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 6905 të vitit 2025 tregojnë se shtetasi A.C., së bashku me të atin, D.I., dhe partneren e tij, M.M., janë përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtar, duke krijuar kompani fiktive në Spanjë, Portugali, Shqipëri, SHBA, Republikën Dominikane dhe Estoni. Sipas Prokurorisë, vlera e përfituar nga kjo skemë arrin rreth 30 milionë euro.

Në Shqipëri, të përfshirë në këtë veprimtari rezultojnë shoqëritë “Wingwort” sh.p.k, “Wortned” dhe “Wortonova”, të regjistruara me objekt veprimtarie në turizëm dhe menaxhim hoteletesh. Hetimet zbuluan se subjektet ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë të njëjtë, duke ngritur dyshime për përdorim formal të subjekteve për fshehje të të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, D.I. është objekt i hetimeve nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, ndërsa A.C., i njohur me emrin “Luis” ose “Cryptospain”, ka komunikuar me investitorë përmes platformës Telegram, duke i bindur ata të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa identifikim të detyrueshëm. “Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare”,thekson Prokuroria.

Pas verifikimeve, rezultoi se disa nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri nuk kanë zhvilluar aktivitet real ekonomik dhe përdoren për fshehjen e qarkullimit të parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”.

Prokuroria njofton se, për të parandaluar shfrytëzimin e pasurive të dyshimta, është vendosur sekuestri mbi:

Tokën me sipërfaqe 13.66 ha në Dhërmi, vendi Kolia;

Tokën me sipërfaqe 9.5 ha në Dhërmi, vendi Megali-Langadhea;

Shoqëritë “Wortend”, “Wingwort” dhe “Wortonova”;

Automjetet Toyota Land Cruiser dhe Mercedes Benz AMG G63;

Llogaritë bankare të të dyshuarit në të gjitha bankat ku mund të ketë llogari aktive.

Në përfundim, Prokuroria bën me dije se çështja do të dërgohet në gjykatë për gjykim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

mashtrimi Sekuesrrohen Skemë Spanjollëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.