Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtatë kuti me prova kundër Safet Bajrit, avokati i tij shkon me karrocë supermarketi për t’i marrë 

13:14 / January 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skenë aq e pazakontë por dhe komike është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të SPAK, ku avokati i Safet Bajrit është parë teksa largohej me disa dosje voluminoze, fashikuj hetimorë, të vendosura në një karrocë supermarketi.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për shkak të sasisë së madhe të materialeve hetimore, ku avokatit të së “fortit” të Shkodrës iu desh një karrocë për t’i marrë.

Kujtojmë se Safet Bajri ra në pranga më 21 shkurt të vitit të kaluar, pasi akuzohet se ka gisht në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër. SPAK ka ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve akuza të rënda, përfshirë “Vrasje me paramendim”, të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në seancat gjyqësore, Safet Bajri nuk ka pranuar që faktet e paraqitura nga prokuroria të cilësohen si prova. Ai ka deklaruar se ditën e vrasjes ka qenë fillimisht në një diskotekë dhe më pas në një restorant peshku, duke ndjekur më pas të njëjtën rrugë për në banesë, si çdo ditë tjetër.

Disa ditë pas arrestimit të tij, në pranga ra edhe e dashura e Bajrit, Eria Ago, e cila dyshohet se ka ndihmuar atentatorët të largohen nga vendi i ngjarjes. Kjo e fundit u lirua nga qelia vetëm disa javë më parë pas një sërë kërkesash të dorëzuara në gjykatë për një masë më të lehtë sigurie.

Vrasja e Fatbardh Licit dyshohet se lidhet me konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër, një përplasje e cila ka nisur që prej atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Kulla në janar të vitit 2018 dhe ka vijuar me një seri vrasjesh, atentatesh dhe zhdukje personash. Motivi i krimit lidhet me hakmarrjen ndaj Ibrahim Licit, i akuzuar më herët nga Behar Bajri për vrasjen e ish-efektivit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, Silva Ndoci.

avokati kuti prova Safet Bajri Shtatë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.