Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

LDK mbledh Kuvendin më 31 janar, Abdixhiku do të paraqes aty dorëheqjen

22:00 / January 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ldk k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë kuvendin e përgjithshëm më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim para 355 delegatëve, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton KosovaPress.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila zgjati rreth katër orë të hënën, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se statuti i kësaj partie e njeh të drejtën e kryetarit për të kërkuar votëbesim.

Sipas tij, vetëm pas kësaj procedure dhe varësisht prej rezultatit të votimit mund të shkohet te procesi zgjedhor i LDK-së, ku mund të ketë edhe shpallje të kandidaturave për kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë.

Pjesë e mbledhjes së kryesisë së LDK-së ishte edhe Xhafer Tahiri, për të cilin Abdixhiku kishte paralajmëruar masa, pasi i njëjti kishte nënshkruar një koalicion parazgjedhor me LVV-në në nivel lokal për komunën e Vushtrrisë. Në lidhje me atë se a janë marrë masa ndaj tij, Mustafa tha se këto janë kompetencë e kryetarit Abdixhiku.

Po ashtu, Mustafa foli edhe për keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave brenda subjekteve politike, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.

Ai tha se për të gjithë ata zyrtarë të LDK-së që rezulton se kanë pasur dorë në manipulimin me vota, do të ketë pasoja edhe politike. Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.

abdixhiku doreheqjen Kuvendin LDK mbledh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.