Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, rinumërimi rrezikon formimin e institucioneve

09:34 / January 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6663
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manipulimi i hasur gjatë numërimit ka çuar vendin në rinumërim total të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kjo pritet të marrë kohë 12 deri në 14 ditë. Pas rinumërimit që sipas përllogaritjeve mund të kryhet mes 1 dhe 3 shkurtit, duhet të pritet afati i ankesave në mënyrë që të shpallen rezultatet.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesa paraqitet brenda 48 orëve kur ka ndodhur shkelja e supozuar, proces ky që nuk e ndërpret numërimin, por, mund të prolongojë shpalljen.

PZAP-ja ka kohë 72 orë për të nxjerrë vendim, i cili brenda 48 orëve mund të kontestohet në Gjykatën Supreme dhe e njëjta duhet të nxjerrë vendim brenda tre ditësh. E gjithë kjo mund të marrë kohë edhe dhjetë ditë të tjera.

Tek pasi të ezaurohen këto mundësi të kandidatëve dhe subjekteve politike, KQZ mund të shpallë rezultatin e zgjedhjeve, për çka, edhe dhjetë ditë të tjera kohë kanë akterët të ankohen në PZAP dhe Gjykatë Supreme, duke e prolonguar edhe për dhjetë ditë të tjera procesin. Kjo nënkupton që KQZ mund të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve mes 21 dhe 23 shkurtit.

“Sipas të gjitha këtyre afateve, në skenarin më optimal, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt. E në rastin më të keq, në fund të shkurtit, apo edhe tek në fillim të marsit – në varësi të vendimmarrjes mbi ankesat potenciale”, ka deklaruar Eugen Cakolli nga

Kjo i lë kohë partive politike, në këtë rast fituesit të zgjedhjeve, që brenda dhjetë ditësh të formojë institucionet, nisur nga konstituimi i Kuvendit, përcjellë nga formimi i qeverisë e deri te zgjedhja e presidentit, për çka ka kohë vetëm deri me 5 mars, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme përsëri.

Seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirrjet nga presidentja e vendit brenda 30 ditësh dhe gjatë kësaj periudhe edhe të përmbyllet ky proces për çka duhen 61 vota. Dhjetë ditë nga konstituimi duhet të zgjidhet qeveria që po ashtu duhet të marrë miratimin e 61 deputetëve.

Sipas rezultatit të partive politike, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit këtë e ka të arritshme, por ngërçi thellohet të presidenti për çka duhen në raundin e tretë të votimit 80 deputetë prezent në sallë që Vetëvendosje nuk i ka.

Në këtë pikë kërkohet diskutim me partitë e tjera politike, që nuk kanë nisur e të njëjta kanë deklaruar se nuk e votojnë asnjë president pa marrëveshje politike.

Përpos kësaj, qeveria e re si detyrë të parë dhe urgjente duhet ta ketë edhe miratimin e buxhetit për vitin 2026, pasi aktualisht vendi ka nisur vitin me zgjatje buxhetore që vlejnë vetëm deri në fund të muajit shkurt. Sipas ligjit për menaxhimin e financave publike, ndarjet buxhetore nga viti paraprak fiskal nuk mund të zgjaten më shumë se tre muajt e parë të vitit dhe nëse kjo kalohet “asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore”.

28 dhjetorit Kosovë rinumërimi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.