Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë për media: Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

13:29 / January 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6690
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, ku u shkëput energjia elektrike.

Ai tha se ndërprerja e energjisë elektrike nuk rrezikoi jetën e pacientëve dhe se vdekja e të burgosurit, nuk ka lidhje me shkëputjen e energjisë.

“Sa i përket vdekjes së një të dënuari, gjendja e tij ishte e rëndë. Jo vetëm natën e mbrëmshme, por e rëndë që në ardhje, ditën që u shtrua që t’i nënshtrohej një interventi kirurgjikal. Të gjitha të dhënat janë të argumentuara në kartelën e të sëmurit. Ai vuante nga ceroza. U trajtua kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri u nda nga jeta në orën 04:33 minuta.

Furnizimi me energji u rikthye në orën 21:42 minuta. Në kushtet kur ke 9 të sëmurë që i ke në trajtim me ventilacion mekanik, edhe shkëputja elektrike ndodh në një moment të caktuar, vendimi që morën për transferimin e tyre ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të të funksionimit të këtyre pajisjeve, që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve në mënyrë të njëkohshme.

Nuk mund ta them se sa është ose sa është koha që këto pajisje funksionojnë, por mbajnë për 4-5 orë. Incidente të tilla me shkëputje energjinë rëndon shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë.

Ashtu si edhe mbrëmjen e kaluar ku fakti që ne nuk patëm asnjë humbje jete në një situatë të tillë na bën që meritojmë diçka më shumë nga ju gazetarët në radhë të parë, pasi kjo tregon se shërbimi ynë është i gatshëm në situata të tilla. Ne kemi masa sigurie për të mbajtur në jetë të sëmurët, edhe nëse ndodh që ikin dritat gjatë operacionit”, tha ai.

Energjisë mungesa QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.