Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spastrimet në PD, shpërndahet udhëzimi për përditësimin e listave të anëtarësisë

20:10 / January 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd1757950464 partiademokratike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç Sali Berisha e paralajmëroi pak ditë më parë gjatë Foltores që pati në Lezhë, ka nisur puna për përditësimin dhe pastrimin e listave të anëtarësisë së Partisë Demokratike. Këtë të martë, degët e Partisë Demokratike kanë marrë udhëzimin për procesin dhe metodologjinë që duhet të ndjekin me qëllim përditësimin e listave të anëtarësisë, objektiv i cili përcaktohet të arrihet deri më 20 shkurt të këtij viti.

Në udhëzimin e siguruar nga media, thuhet se për realizimin e këtij procesi do të ngrihet një grup pune në çdo degë të PD-së, i cili do monitorohet nga drejtuesi politik i qarkut.

Në zbatim të deklaratave të Berishës për spastrime, në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që:

“ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Me sa duket, kjo pikë e udhëzimin, përshkruan së paku Ervin Salianjin, të cilit Sali Berisha i ka veshur saktësisht këto fjalë.

Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarrjen në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga Kuvendi i Rithemelimit të Berishës më 18 dhjetor 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët.

“Të gjithë emrat në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një nga Grupi i Punës. Procesi i kontaktimit do të ndihmojë në rifreskimin e të dhënave të anëtarit. Më pas anëtarët do të pajisen me kartën e anëtarësisë”,– thuhet në udhëzim.

listave PD perditesimi shperndahet spastrimet UDHEZIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.