Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet në krye të AKU-së

12:13 / January 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6748
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar këtë të mërkurë në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Duke filluar nga sot, Gjylameti do të drejtojë këtë institucion me rëndësi të madhe për sigurinë ushqimore, duke zëvendësuar kështu në këtë post Manush Kullollit, detyrë të cilën e mbante prej marsit të vitit të kaluar.

Emërimi i ish-deputetes vjen pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti. Megjithatë, ajo mbetet një emër i njohur në radhët e Partisë Socialiste, me një përvojë të gjatë parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit, Gjylameti arriti të grumbullojë 6,167 vota, duke zhvilluar një garë të fortë “kokë më kokë” me Olta Xhaçkën.

Pas procesit zgjedhor, ajo iu drejtua edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë zyrtare, ku kërkonte vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë, për të verifikuar procesin. Por, sërish nuk mundi që të bëhej pjesë e legjislacionit të ri parlamentar. 

Ndonëse pasi kryeministri Rama njoftoi se Ogerta Manastirliu do të ishte kandidate për Bashkinë e Tiranës dhe rrjedhimisht do të linte mandatin e deputetit i cili sipas rregullit do t’i kalonte Gjylametit, zhvillimet e fundit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin “Veliaj”, bënë që ish-deputetes socialiste  t’i “shuheshin shpresat” për një ulëse në Kuvend.

AKU blerina gjylameti emërohet Ish deputetja PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.