Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masakra e 21 janarit/ Berisha shpik skenar të ri: Protestuesit qëlluan me plumba drejt meje, Garda zbatoi ligjin

19:58 / January 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha sali berisha e1703953788947 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe 15 vite pas masakrës së 21 janarit, që tashmë po hetohet nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha nuk shfaqet i penduar për vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard. Në konferencën për shtyp nga selia e PD, ai nuk u shpëtoi dot pyetjeve për krimin shtetëror, por kësaj radhe duke shpalosur një skenar të ri. 

Ndonëse është e vërtetuar edhe me pamjet nga janari i 2011-ës se protestuesit e vrarë ishin me duar në xhepa dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë, skenari i ri i Berishës është se ata kanë qëlluar me gurë dhe plumba në drejtim të kryeministrit në detyrë, pra në drejtim të tij.

“Nuk është përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime, se unë kisha trajtuar me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës në të 4-anët e vendit, pa asnjë cënim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik. Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ricikloi akuzat e vjetra kundrejt Edi Ramës se është përgjegjës për ngjarjen, duke iu rikthyer përgjimit mes zv.kryeministrit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit, për të cilin tha se ishte i falsifikuar. Berisha mbrojti edhe Gardën që lëshoi plumba drejt protestuesve duke vrarë 4 prej tyre dhe duke qëlluar qindra të tjerë. Sipas Berishës, Garda nuk bëri gjë tjetër veçse zbatoi detyrën.

“Edi Rama i solli ata si mish për top për pushtetin e tij. I solli si mish për top, për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia”, tha Berisha. 

Për masakrën e 21 Janarit Sali Berisha u pyet në SPAK për herë të parë më 19 nëntor 2025, ku sërish nuk hezitoi të deklaronte se “kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme”.

21 Janari Berisha drejt meje plumba skenar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.