Me vendim të Këshillit të Ministrave sot janë miratuar zonat prioritare për zhvillim në Bashkinë Dibër, në kuadër të ligjit “Paketa e Maleve”, duke i hapur rrugë fazave të mëtejshme.
Postimi i Bashkisë Dibër
Në territorin e Bashkisë Dibër janë shpallur zona zhvillimore, të cilat do të kenë përparësi për:
zhvillim ekonomik
zhvillim industrial
zhvillim turistik
Ky vendim hap rrugë të reja për investime, punësim dhe rritje ekonomike, duke shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme potencialin natyror dhe turistik të zonave malore të Dibrës.
Ftojmë të gjithë dibranët e interesuar, brenda dhe jashtë vendit, të njihen me zonat e miratuara dhe të vazhdojnë me aplikimet sipas proçedurave përkatëse.
Bashkia Dibër është e angazhuar të ofrojë mbështetje dhe informacion për çdo individ apo subjekt të interesuar, në funksion të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të zonave malore.
