Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ftesa e Donald Trump, Balla në Kuvend: Shqipëria nuk shihet më si vëzhguese, por bashkë-arkitekte për paqen në botë

10:26 / January 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6777
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Balla: Sot, Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej rendit të zakonshëm. Republika e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, Edi Rama, janë ftuar të jenë vend anëtar themelues të Bordit të Paqes. Kjo shënon një moment të paprecedentë pozitiv, ku vendi ynë shihet si aktor që kontribuon për paqen dhe jo si pjesë periferike për zgjidhjen e tyre. Kjo nuk është diçka e zakonshme, nuk është formale dhe as simbolike. Në letrën zyrtare , Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilëson këtë nismë si përpjekje madhore për ndërtimin e paqes, orientuar drejt rezultateve konkrete për të sjellë paqe kudo ku ka konflikte në botë. Prandaj, kolegë dhe kolege deputetë, Bordi i Paqes, sipas kartës që do të shqyrtojmë sot në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, është organizmi i duhur kombëtar që synon stabilitetin dhe ku paqja kudo në botë të jetë e qëndrueshme.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të bëjë prezantimin e plotë të kësaj karte dhe përfaqësimin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama, duhet ta dimë rëndësinë e fillimit sa më parë të punës së këtij Bordi, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Pikërisht në këtë frymë, Shqipëria jonë është ftuar të jetë, jo më si dikur, si një vëzhguese, por si një bashkë-arkitekte themeluese të një organizmi të ri ndërkombëtar për paqe.

Vota sot do të jetë një test tjetër i konfirmimit të marrëdhënieve me SHBA-në dhe që ne nuk kemi ndasi me njëri-tjetrin. Shpresoj të jetë një votë unanime e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Fakti që Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, i jep vendit ton një rol aktiv në Bordin e Paqes.

Ky besim nuk është i rastësishëm, por i një udhëheqje të një politike të jashtme të suksesshme.

Opozita nuk ftohet për të votuar një parti, nuk po votojmë një mazhorancë apo opozitë, por votohet për Shqipërinë.

Donald Trump ftesa Shqipëria Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.