Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

09:49 / January 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6822
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar.

Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje.

Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer. Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha.

Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku.

Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë.

Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së. Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat.

Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën./REL

aksidenti numri rritet Spanjë viktimave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.