Gjatë një ceremonie të organizuar nga Bashkia Dibër i është dorëzuar tituli “Qytetare Nderi” z.Manushaqe Shehu, gjenerale e Forcave të Armatosura.
Kryetari i kësaj njësie vendore, Rahim Spahiu në rrjetet sociale publikoi se:
“Sot, Bashkia Dibër dhe Këshilli Bashkiak Dibër nderuan me titullin e lartë “Qytetare Nderi” Gjeneralmajoren Manushaqe Shehu, bijë e Dibrës dhe gruaja e parë në historinë e Forcave të Armatosura Shqiptare që mban këtë gradë të lartë. 🥇
Ky vlerësim përfaqëson mirënjohjen e thellë për kontributin e saj të çmuar në shërbim të Atdheut, për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e dëshmuar ndër vite, si dhe për modelin frymëzues që ajo përcjell për brezat e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë shqiptare. 📋
Dibra ka qenë dhe do të mbetet djep i vlerave dhe personaliteteve që i shërbejnë kombit me dinjitet, përgjegjësi dhe devotshmëri të lartë.
Urime të përzemërta dhe mirënjohje të thellë Gjeneralmajore Manushaqe Shehu!” 🌟
