Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“T’i përvishemi regjimit dhe ta rrëzojmë”- Berisha thirrje të rinjve: Momenti për ta kllaposur pushtetin

20:20 / January 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6berisha foltore3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u bëri sot thirrje të rinjve shqiptarë gjatë takimit të radhës të Foltores dedikuar FRPD-së, që nesër më 24 janar, në protestën e madhe kombëtare të mblidhen në Tiranë dhe ti “përvishen regjimit” për “ta rrëzuar pushtetin” e Ramës, që e cilësoi diktatura e dytë pas asaj të Enver Hoxhës.

Ai mori për analogji lëvizjet studentore të vitit 1990, si dhe atë kundër armëve kimike më shumë se një dekadë më parë, duke nënvizuar se “lëvizjet rinore janë nukleare” dhe rrëzojnë regjimet. Kreu i selisë blu u shpreh se me Ramën kryeministër është faktuar se nuk bëhen zgjedhje.

“Ky është momenti për ta rrëzuar regjimin. Nuk ka zgjedhje me të. Ne faktuam se me të nuk ka zgjedhje. Thirrja ime është kjo, të bashkojmë sa më shumë rreth vetes, shoqe dhe shokë, nuk ka asgjë më të fuqishme se një lëvizje rinore, e të rinjve, është fuqi nukleare. Dhe e kanë provuar një herë studentët shqiptarë, unë kam besim se do e provojnë përsëri. Po ashtu sikur e përmbysën dhe e kllaposën gjimnazistët për armët kimike. Ndaj duhet të angazhohemi në një mision”, tha ai, teksa i përgjigjej pyetjeve të bëra nga të rinjtë e pranishëm në bashkëbisedim.

Pyetjes së çfarë e motivonte më shumë në jetë, ai u përgjigj:

“Padyshim përmbysja e kësaj diktature. Nuk ka më të keqe më të madhe se sa kjo diktaturë”.

Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Nikola Pashiçin e Serbisë, duke iu referuar një miku të tij gjerman për etiketimin e kreut të mazhorancës shqiptare.

“Ky është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiçit. Ndaj t’i përvishemi dhe ta nxjerrim nga pushteti një ditë dhe më parë. Alternativa e PD pas fitores është ajo e ëndrrës së të rinjve shqiptarë, që është projekti i tyre. T’i sigurojmë jetë dinjitoze në vendin e vet, që të realizojnë ëndrrën e tyre”, vijoi ai.

Kryedemokrati apeloi në fund të fjalës së tij se fati i vendit varet nga mbushja e sheshit dhe rrugëve të Tiranës nga të rinjtë.

“Sot fati i Shqipërisë përcaktohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përcaktohet nga të rinjtë”, përfundoi ai.

Berisha pushtetin rinjve rrezojme thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.