Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, rrëfehet autori i dyshuar : Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai

20:38 / January 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71768853196 burgu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një dëshmi të dhënë përpara grupit hetimor, 28-vjeçari grek, i dyshuar për vrasjen e Jani Aliaj në burgun e Korydallos, ka pohuar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, sepse ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari. 

“Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai, duke pretenduar se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.

Dosja hetimore përshkruan një skenë të rëndë dhune. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jani Aliaj ka marrë 23 goditje me thikë, kryesisht në fytyrë dhe kraharor, plagë që kanë tronditur edhe vetë ekspertët. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Ngjarja ndodhi në një sektor të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur, duke u lejuar të burgosurve lëvizjen nga një ambient në tjetrin. Sipas autoriteteve greke, as viktima dhe as autori i dyshuar nuk kishin raportuar më herët konflikte apo frikë për jetën e tyre.

28-vjeçari rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera. Prej nëntë vitesh, emri i tij ndodhej në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje të kryer në Greqi. Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, duke rrezikuar burgim të përjetshëm.

Jani Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku pritej të vuante dënimin e përjetshëm.

autori dyshuar Greqi Jani Aliaj Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.