Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do tërhiqet opozita? Ja si përgjigjet Sali Berisha, se kur do jetë protesta e radhës

13:40 / January 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
009sali berishaaa1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, pas fjalës së tij në konferencë, ku dënoi dhunën policore ndaj protestuesve dje para Kryeministrisë dhe te Kuvendi, tha se revolta qytetare nuk do ndalet deri në ikjen e regjimit të falangave të Ramës dhe se ajo është përgjigje ndaj skandaleve të Ballukut dhe suitës së kreut të qeverisë.

Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se protesta jo vetëm do vijojë, por herën tjetër do të jetë edhe më masive.

“Ju siguroj se protesta e radhës, e ardhshmja, do të jetë edhe më masive. Ky është kilometrii i fundit, hapi i fundit para finishit të fitores përfundimtare”, tha kreu i selisë blu mes të tjerash.

Ai përgëzoi edhe pjesëmarrësit në protestë, duke i quajtur luftëtarë të lirisë. Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.

“Padyshim do ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit, të gjithë potencialin tonë, jemi mirënjohës pafund për përgjigjen qytetare. Një thirrje kam për çdo qytetar, edhe një herë, nuk është protestë kjo as për një person apo parti, është protestë e ndërgjegjes qytetare, protesta e radhës do jetë edhe më masive”, tha ai.

Më tej ai nënvizoi se kjo ishte përgjigje qytetare dhe revoltë ndaj skandaleve të tipit Balluku dhe AKSHI, ku shpërdorohen paratë e taksapaguesve.

“Kur themi janë vjedhur qindra miliona euro, si djegësi i Tiranës, tuneli i Llogarasë, aeroporti i Vlorës, AKSHI dhe të tjera, nuk janë vetëm të fëmijëve të atyre opozitarëve që protestojnë, por të fëmijëve të gjithëve. Tipari më kardinal në atë protestë ishte rinia në veprim dhe ndaj tmerri i Ramës që i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë dinjitozë e guximtarë që kishin dalë për ndërgjegjen e tyre kundër tij”, tha Berisha, duke iu përgjigjur edhe deklaratës së Ramës ditën e sotme, që akuzoi protestuesit si të paguar nga opozita.

Dhe në fund një thirrje për qytetarët shqiptarë dhe policinë:

“Mos u bëni mburojë ndaj një të keqe të madhe që s’e ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Ky është kilometri i fundit, asgjë nuk na ndalon ne pa arritur në finish fitimtarë. T’i tregojmë shqiptarëve dhe botës se ne nuk dorëzohemi, t’i tregojmë edhe miqve të Ramës se kanë mbështetur një padrino si ky. Ju i patë përmasat e protestës që do bëhen të papërmbajtjshme dhe ju siguroj se do bëhen”.

Berisha Opozita protesta e radhes s'tehiqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.