Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Gjykata vendos një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave në Prizren!

13:59 / January 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
077 kosove zgjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Themelore e Prizrenit ka urdhëruar një muaj paraburgim për 23 të dyshuar lidhur me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit.

Ata dyshohen për një sërë veprash penale lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë veprën penale kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit, tha gjykata në një njoftim të dielën.

Të dyshuarit, të arrestuar të premten gjatë një aksioni të gjerë në rajonin lindor të vendit, janë komisionerë dhe vëzhgues që kanë marrë pjesë në numërimin e votave.

Gjykata tha se 21 nga 23 të dyshuarit, të identifikuar vetëm me inicialet O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J. – dyshohen secili për falsifikim të rezultatit të votimit.

Ndërsa, një e dyshuar tjetër, me inicialet A.V., dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe marrje të ryshfetit. Një vëzhgues dyshohet për kanosje dhe dhënie të ryshfetit, informon Radio Evropa e Lirë.

Vendimi ndaj tyre vjen pas një aksioni të gjerë që autoritetet e kryen në Prizren të premten, ku i arrestuan 109 të dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

Kur rinumërimi ka përfunduar në pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijë vota janë të pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se në mesin e të arrestuarve në Prizren kishte edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur të ndodhte pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, bëri thirrje të shtunën për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike.

“Komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”, shkroi Kurti në Facebook.

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.

Pas Prizrenit, autoritetet janë duke kryer hetime tani edhe në Ferizaj dhe në Malishevë. Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

23 dyshuarve Kosove paraburgim votave Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.