Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

10:37 / January 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6931
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimit do të jetë një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën për formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e pagave reale. Gjatë një konference për mediat, Malaj u ndal në performancën e sektorit të ndërtimit dhe turizmit, duke dhënë detaje mbi planet e qeverisë për të rritur transparencën dhe të ardhurat tatimore.

“Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme, dhe fondi i pagave është rritur gjithashtu. Në turizëm kemi një rritje të arkëtimit të TVSH-së, duke arritur në 40 milionë euro për vitin 2025. Megjithatë, ka pasur mungesë transparente në agjensi imobilare, ku punonjësve u mohohet deklarimi i pagave, çka përkthehet në pensione më të ulëta”, tha Malaj.

Ai theksoi se qeveria do të ndërmarrë masa të qarta për të siguruar që pagat reale dhe xhiroja e subjekteve në ndërtim të deklarohen në mënyrë të saktë. “Në këtë sektor ka mbi 8 mijë subjekte, ku 25 përqind e tyre i paguajnë punonjësve nga 400 deri në 500 euro. Synojmë që të formalizojmë tregun e punës dhe të sigurojmë që të gjitha pagat të reflektojnë realitetin”, shtoi Malaj.

Ministri vuri në dukje edhe iniciativën e administratës tatimore për ndërgjegjësimin e bizneseve, duke përmendur nismën e nisur në tetor 2025. “Administrata tatimore ndërmori një aksion ndërgjegjësimi, ku subjekteve iu dërguan mesazhe të personalizuara. Një pjesë e mirë e tyre kanë reflektuar duke rritur fondin e pagave, por disa të tjera do të jenë objekt i kontrolleve tatimore. Është e rëndësishme që të gjithë të përmbushin detyrimet e tyre tatimore”, tha Malaj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes biznesit dhe shtetit për të ndërtuar një treg pune të formalizuar.

Ai shtoi gjithashtu se prioritet mbetet jo vetëm ndërtimi, por edhe sektorë të tjerë strategjikë si turizmi dhe siguria ushqimore. “Ne kemi nisur një plan të qartë për të rritur transparencën, formalizimin e punës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Qeveria është e vendosur të krijojë një klimë biznesi të drejtë, ku çdo punonjës të ketë të drejta të plota dhe çdo biznes të jetë i përgjegjshëm”, përfundoi Malaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, konfirmoi nga ana e tij se administrata tatimore do të vijojë aksionin për formalizimin e tregut të punës në ndërtim, i cili do të zgjasë deri në maj 2026. Ai theksoi se një pjesë e bizneseve tashmë kanë reflektuar dhe njoftoi se prioritet i administratës mbetet gjithashtu turizmi dhe siguria ushqimore.

ekonomik ministri i Financave ndërtimi petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.