Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anila Stafasani zgjidhet Kryetare e Këshillit Bashkiak Mat

20:56 / January 26, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas zgjedhjes së Altin Bojnit në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Mat në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar, posti i Kryetarit të Këshillit Bashkiak mbeti vakant, pasi mbahej më parë nga vetë Bojni.

Këtë të hënë, Këshilli Bashkiak Mat zhvilloi mbledhjen për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Emri i vetëm i propozuar për këtë post ishte ai i Anila Stafasanit, e cila deri më tani ushtronte funksionin e nënkryetares së Këshillit.

Në fletën e votimit nuk u paraqit asnjë kandidat tjetër, ndërsa anëtarët e pranishëm të Këshillit Bashkiak votuan me 15 vota pro dhe një votë të pavlefshme, duke zgjedhur Anila Stafasanin Kryetare të Këshillit Bashkiak Mat deri në përfundim të mandatit në vitin 2027.

Si pasojë e kësaj zgjedhjeje, posti i nënkryetarit të Këshillit mbeti vakant. Për këtë pozicion u propozua anëtari i Këshillit Bashkiak, Jetnor Hoxha, i cili u zgjodh me të njëjtin numër votash si kryetarja e sapozgjedhur. Si Anila Stafasani, ashtu edhe nënkryetari Jetnor Hoxha, janë me profesion mësues.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u plotësuan edhe vakancat në komisionet e Këshillit Bashkiak Mat, të krijuara pas zgjedhjes së Altin Bojnit në krye të Bashkisë.

11111622809698 1354556890045280 7353215924787335193 n

anila stafasani bashkiak keshillit kryetare mat zgjidhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.