Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koçiu pas protestës: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

13:26 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7017
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend sa i takon protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 24 janar, që u shoqërua me tensione të forta. 

Ajo e theksoi se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë, por është përballur me dhunë.

“Dua të them dy fjalë edhe për atë që është temë dite, me protestën që u zhvillua të shtunën dhe rolin e Policisë. Një diskutim u bë këtu duke përbaltur punonjësit e Policisë dhe kam detyrim moral e politik të sqaroj se Policia e kreu detyrën më së miri dhe me përpikmëri. Nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, u përball me dhunë! U sulmuan me lëndë piroteknike, në zemër të kryeqytetit dhe si pasojë u lënduan 11 punonjës policie.

Polciia e Shtetit ka vepruar në përmbajtje të plotë të rregullave, ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, kur rreziku ndaj tyre u bë evident, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës.

Akuzat se policia ka përdorur forcë të tepruar, janë të pavërteta dhe të pabazuara! Dua të theksoj edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme, e drejta për protestë është e pacenueshme, por dhuna nuk është e drejtë politike“, deklaroi ministrja.

Iu përgjigj edhe takon akuzave të opozitës se një i mitur është dhunuar nga forcat e policisë dhe është marrë zvarrë në komisariat.

“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji. Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është rajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me srandardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë. 

Askush nuk duhet t’i përdorë fëmiëjtr si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, sqaroi ministrja.

Ndërsa sa i takon diskutimeve për ndryshimet buxhetore të vitit 2025 në seancën e sotme plenare, tha se “1.3 miliardë lekë që janë në dispozicion, do të shkojnë në mbështetje të efektivëve”. Këto të fundit sipas saj, kanë bërë një punë shumë të mirë gjatë sezonit veror, që “shënoi zero akte kriminale”.

Albana Koçiu fëmijët përdoren Protestë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.