Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ KLGJ kërkesë institucioneve shtetërore: Të merren masa për sigurinë

13:03 / January 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7162
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuvendit, Ministrisë së Brendshmë si dhe Policisë për marrjen e masave për sigurinë në gjykata. Në kërkesën e tyre, theksohet se punonjësit e policisë të vendosen me prezencë të përhershme si dhe me plan të detajuar sigurie.

Po ashtu kërkohet dhe klasifikimi i gjykata si institucione të rëndësisë së veçantë. Sipas KLGJ-së, kyplan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata.

Shkresa e plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e këtyre masave: Vendosja e Policisë së Shtetit në të gjitha gjykatat e vendit, me prezencë të përhershme, personel të trajnuar dhe plan të dedikuar sigurie. Mbështetje buxhetore dhe përmirësim i infrastrukturës së sigurisë. Klasifikim i gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë.

Rishikim i kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon sigurinë në gjykata, për të përcaktuar qartë kompetencat, përgjegjësitë dhe burimet financiare ndërinstitucionale. Rishikim i plotë i protokolleve të hyrjes dhe daljes në gjykata, përfshirë procedurat e kontrollit për palët, dëshmitarët dhe të pandehurit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave që, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit, të hartojnë një Plan Kombëtar për Sigurinë në Gjykata, i cili të përcaktojë përgjegjësitë e secilit institucion, afatet e zbatimit, burimet financiare si dhe mekanizmat e kontrollit dhe raportimit. Ky plan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata. Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse dhe të kontribuojë me ekspertizën e tij në hartimin e këtij dokumenti strategjik.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

gjyqtarit Kalaja kërkesë klgj Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.