Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

19:18 / January 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KM 1769698179 protestaepd24janar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Në çdo protestë që thërret Berisha, paralajmëron se fundi i regjimit të “Ramaduros” është fare afër (“në kilometrin e fundit”, deklaroi në protestën më të fundit). Por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë opozitarë, nga rreth 500 mijë që votuan brenda vendit për koalicionin “madhështor” PD-ASHM (më 11 maj 2025).

Ata pak mijë protestues që sjellin në bulevard degët e PD-së janë mësuar tashmë me ritualin e protestave të Berishës – pasi mbaron fjalimin “Baca”, ca çuna të organizuar hedhin molotovë e fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, e pastaj shkojnë drejt shtëpisë…

Në sondazhin e fundit, më rezultoi se plot 33% e të anketuarve i mbështesin arsyet e thirrjes së protestës nga Berisha. Me ekstrapolim të përafërt statistikor, i bie që rreth 630 mijë banorë të rritur të vendit i mbështesin arsyet e thirrjes së protestës nga Berisha, por ama, në protestën e fundit të thirrur prej tij nuk dolën as 1% e 630 mijëve…

Në qoftë se të paktën 15% e 630 mijëve të mësipërm do t’i përgjigjeshin thirrjes së Berishës 81-vjeçar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk do të gjehej dot vend ku të hidhej kokrra e mollës, dhe protesta do të zgjaste patjetër goxha më shumë se 2 orë…

berishes pak perse protestat zgjasin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Giorgia Meloni reagoi për protestat në Milano: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë

12:18 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.