Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Agron Shehaj e thotë troç: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

22:39 / January 29, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Tema e diskutimit të kësaj mbrëmjeje ishte “A do të bashkohet opozita?” dhe i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me qëndrimin e tij ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, Shehaj tha se kjo nuk mjafton për ta rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama.

Sipas Shehajt, ideja se bashkimi i opozitës është një “çelës magjik” për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë është e gabuar. Madje ai kujtoi se bashkëpunime të tilla janë provuar edhe më parë, pa sjellë ndryshim real për qytetarët.

Kreu i partisë Mundësia tha se problemi kryesor është mungesa e një alternative të besueshme politike, që të adresojë hallet konkrete të qytetarëve, si çështja e pronës, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Sipas tij, qytetarët nuk janë të interesuar vetëm se kush largohet nga pushteti, por çfarë ofron opozita në vend të tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Shehaj, ishe më skeptik ditën e hënë, ku je me pozicionin e sotëm?

Agron Shehaj: Unë isha për jo në fakt, jo skeptik. Tani po flasim për bashkimin sikur bashkimi të ishte çelësi magjik për çdo problem që ka Shqipëria.

Blendi Fevziu: Jo nuk po flasim për bashkimin, bashkëpunim i opozitës se fjala bashkim është shumë e madhe…

Agron Shehaj: Bashkëpunim, se na ka munguar bashkëpunimi dhe ky është problemi i madh i shqiptarëve dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama është në pushtet dhe ne jemi në opozitë. Tani bashkëpunimi, bashkimi në një qëllim. Qëllimi në thelb i bashkimit është të ikë Rama. Ky është. Rama është një kryeministër i korruptuar dhe duhet të ikë sa më shpejt, por ne bashkëpunime të tilla kemi patur pa fund.

Blendi Fevziu: Të ikë Rama apo të ikë Partia Socialiste?

Agron Shehaj: Tani një sekondë, kur themi të ikë Rama themi të ikë Partia Socialiste, të ikë kjo mazhorancë. Por ne 34 vjet këtë kemi pasur gjithmonë, njëherë të ikë Berisha, të ikë Nano, pastaj të ikë Berisha prap, tani të ikë Rama. Problemi është se ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Ne duhet të flasim për alernativën, është alternativa që na duhet.

Kush na dëgjon na shtëpia thotë, ore çfarë po flasin këta?! Për bashkim, të ikë Rama, të vijë dikush tjetër. Ai që na dëgjon ka hallin e pronës dhe do të dijë, Rama nuk ia dha pronën, ia mori dhe ia dha një oligarku, dhe do të dijë, këta që duan të vijnë çfarë plani kanë për pronën, do ma kthejnë apo s’do ma kthejnë?! Sa të besueshëm janë, që do vijnë ta shkundin Ramën dhe ta rrëzojnë?! E njëjta gjë vlen për atë të riun në Theth që Rama nuk ia dha pronën, që Rama nuk ia dha lejen e ndërtimit të ndërtonte një lokal të vogël të jetonte me turistët, e ia prishi.

E njëjta gjë vlen për shëndetësinë, për arsimin, ne duhet të flasim për një alternativë, për një alternativë të besueshme dhe vetëm kështu e fitojmë besimin e qytetarëve. Ore ne duhet të shikojmë… ne kemi patur zgjedhje, se këtu jemi duke dhënë mend, duke dhënë opinione. Duhet të shikojmë faktet. Në zgjedhjet e fundit në 2025-ën, partitë e vjetra apo tradicionale kanë humbur 1/3 e votave, kanë kaluar nga 750 mijë vota, në 500 mijë vota. Kanë humbur 250 mijë vota. E kanë kuptuar apo jo që kanë një problem besueshmërie?!

Kanë marrë për herë të parë partitë e reja pothuajse 150 mijë vota. Qytetarët shqiptarë janë lodhur me partitë e vjetra, i thanë 100 mijë herë, ndryshoni, rinovohuni, riformohuni sepse kështu nuk mund të vazhdojmë dhe përqafuan një parti tjetër politike, partitë e reja.

Dhe partitë e reja nuk u votuan të ulen me partitë e vjetra. I votuan sepse besuan se ata janë ndryshimi. Dhe ne si parti e re, nuk mund të na thonë ‘tani hajde ulemi ne’. Sepse neve nuk na kanë votuar të ulemi me partitë tradicionale, sepse ndryshe votonin partitë tradicionale, nuk votonin për ne. Ne duhet të flasim për alternativën, duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Si ikën Rama? Rama nuk ikën me bashkimin, nuk mjafton bashkimi. Që të ikë Rama duhet të fitojmë besimin e qytetarëve dhe për sa kohë që s’e fitojmë besimin e qytetarëve Rama nuk ikën.

Agron Shehaj Bashkim kuvend Opozita votat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.