Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

09:32 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7183
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shijak, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin F.K., banues në Shijak, i cili ishte dënuar në Itali me 9 vite burg për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “Decision”, i cili u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës. Operacioni erdhi si rezultat i punës intensive për gjurmimin dhe lokalizimin e personave në kërkim, si dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative.

“Gjatë operacionit u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit F.K., 53 vjeç”, njofton Policia e Shtetit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Autoritetet policore bëjnë me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim vijimin e procedurave ligjore për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Policia thekson se bashkëpunimi me autoritetet partnere ndërkombëtare do të vijojë intensivisht, me synim goditjen e grupeve kriminale dhe vënien përpara drejtësisë të personave të dënuar apo të kërkuar për vepra të rënda penale.

arrestohet dënuar Itali shijak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.