Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë për të zëvendësuar masën e sigurisë

11:19 / February 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sotErion Veliaj Gjykata Kushtetuese pranga policia 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë të mbetet në qeli, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Kemi kërkuar të caktohet një masë më e butë, jo arrest me burg, të cilën gjykata e ka rrëzuar. Veliaj ishte i pranishëm dhe ka deklaruar të njëjtat gjëra që janë parashtruar në kërkesë. Nuk ka dalë përtej kërkesave ligjore. Por gjykata rrëzoi kërkesat. Prokuroria mbajti qëndrimin që masa duhet të vazhdojë. Pavarësisht se kanë mbaruar hetimet, provat mund të manipulohen. Kjo ishte logjika e Prokurorisë, por që ne nuk jemi dakord me këtë logjikë”, tha avokati i Veliajt për seancën e sotme Sokrat Gjermeni.

Po ashtu sipas avokatit është ofruar edhe garancia pasurore, apo edhe paraqitja 5 herë në javë, por sërish janë rrëzuar kërkesat.

“U kërkua garancia pasurore, u kërkuan disa masa, detyrim paraqitje 5 herë në javë, garancia pasurore, ndalimi jashtë shteti. Pra të gjitha masat që janë të përshtatshme për të mbarëvajtur hetimet, megjithëse këto rreziqe janë iluzionare. Nuk e ofruam me shumë të përcaktuar, e lamë në vlerësim të gjykatës, por duke qenë se u rrëzua kërkesa, nuk u shqyrtua ky opsion”, tha avokati.

Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Burg masess es sigurise mbetet veliaj zevendesimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.