Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nesër afati i fundit për rikthim të PD te reforma territoriale, Berisha mbledhje grupi në të njëjtën orë me komisionin!

16:44 / February 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrjeve po i vjen fundi. Të hënën është shansi i fundit që mazhoranca i ka lënë në tryezë demokratëve për t’u rikthyer në karriget e tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, pas bojkotit disa javor.

Nëse PD nuk shkon në Komision, socialistët do të prishin marrëveshjen e arritur në nisje të legjislaturës dhe do të marrin shumicën e anëtarëve në komision dhe drejtimin e tij, duke i hequr opozitës të drejtën e vetos.

Ndryshimi i përbërjes së komisionit, nëse bojkoti i demokratëve vijon, parashikohet të votohet të martën në seancë plenare.

“Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.  Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, thuhet në propozimin e PS.

Gjasat janë që demokratët të mos paraqiten as të hënën në komision dhe PS vijojë me ndryshimet e paralajmëruara, përsa kohë Sali Berisha përsëriti edhe disa ditë më parë në një konferencë për mediat, se bojkoti do të vijojë pasi PS pengon drejtësinë për çështjen “Balluku”.

Në të njëjtën orë me mbledhjen e Komisionit, grupi parlamentar i PD do të mblidhet në seli për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në seancën plenare të së martës. 

Nëse PD nuk kthehet në komision, ajo rrezikon të përsërisë 2014-tën, kur bojkotoi Reformën Territoriale dhe i la dorë të lirë socialistëve në ndryshimin e kufijve vendor.

komisioni PD PS reforma territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.